Kadrijaj: Sulmi ndaj Vitores është akt qyqar e i ulët

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit. Ajo, ka shkruar në Facebook se akte të tilla janë qyqare dhe të ulëta, njofton Klan Kosova. “Se në Kosovën tonë gjithçka është bastarduar, ku s’ka ma etikë dhe kemi humb traditat shqiptare kjo po shihet nga […]
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.
Ajo, ka shkruar në Facebook se akte të tilla janë qyqare dhe të ulëta, njofton Klan Kosova.
“Se në Kosovën tonë gjithçka është bastarduar, ku s’ka ma etikë dhe kemi humb traditat shqiptare kjo po shihet nga veprimet e huliganêve në disa raste ku po sulmohen gratë. Rasti i sotëm i sulmit ndaj Vitorës është akt qyqar, akt i ulët. Turp për ata që ndërmorën një veprim të tillë”, shkruan Kadrijaj në Facebook.
“Organet kompetente duhet të merren me rastin dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”.












