A ka koalicion PAN – AKR? Kjo është përgjigja e fundit e Agim Bahtirit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili njëherit është edhe nënkryetar i AKR-së mohon se tani për tani janë të gatshëm që të diskutojnë me koalicionin PAN për krijimin e institucioneve të vendit. Kjo pasi që sipas Bahtirit, AKR ka ende kërkesën e saj që krerët e të gjitha subjekteve politike […]
Kjo pasi që sipas Bahtirit, AKR ka ende kërkesën e saj që krerët e të gjitha subjekteve politike që janë pjesë Kuvendit të Kosovës, të ulën e të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje karshi situatës së krijuar pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
“Aktaulisht nuk jemi të gatshëm që të takohemi me PAN-in, është kërkesa jonë që të ulën të gjithë krerët partiak dhe të gjenë një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë dhe të krijohet një qeveri teknike”, ka thënë Bahtiri për Gazeta Blic.

AKR-ja pati lidhur marrëveshje koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën. Nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, koalicioni i përbërë nga këto tri subjekte politike kishte marrë mbi 27 për qind të votave kështu duke u radhitur si i treti pas Lëvizes Vetëvendosje dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA që kishte arritur të marrë shumicën e votave.
Formimi i institucioneve
Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë. Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Më pas, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota).
Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.
Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.












