Jessen-Petersen telegram ngushëllimi për vdekjen e Bajram Rexhepit: Ishte njeri dhe politikan i mirë

Ish i dërguari special i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami dërguar kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime qeverisë, popullit të Kosovës dhe familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në telegram, Jessen-Petersen ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për […]

Ish i dërguari special i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami dërguar kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime qeverisë, popullit të Kosovës dhe familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në telegram, Jessen-Petersen ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit, duke vlerësuar lart cilësitë njerëzore dhe politike të tij.

“Me pikëllim të thellë mësova se miku im Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta. Bajrami ishte kryeministri i parë me të cilin kam punuar si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me një njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuar dhe dashamirës. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për familjen Rexhepi”, ka shkruar Jessen-Petersen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?