Jakup Krasniqi tregon se çfarë mund të ndodhë në seancën e radhës të Kuvendit

Ishte kërkuar qysh javën e kaluar që seanca e papërfunduar e 3 gushtit të përfundojë sot, por kjo gjë nuk ndodhi. Kjo për arsye se koalicioni PAN nuk e vendosi në votim kandidatin tyre për kryeparlamentar, Kadri Veselin. Ndonëse zyrtarë të PAN-it ditë pas dite janë shprehur se janë siguruar numrat, seanca e sotme tregoi […]
Ndonëse zyrtarë të PAN-it ditë pas dite janë shprehur se janë siguruar numrat, seanca e sotme tregoi të kundërtën.
Indeksonline ka kontaktuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, për të mësuar se si e sheh ai gjendjen aktuale politike dhe të ardhmen e kuvendit.
Krasniqi fajësoi liderët e partive kryesore në vend për bllokadën që po ndodhë aktualisht. Sipas tij, ata nuk shohin asgjë tjetër përveç interesave personale.
Në një situatë të tillë, Krasniqi shprehet se një prognozë pozitive për seancën e radhës do të ishte marrëzi.
“ Sot u konfirmua se fajtoret kryesor të kësaj gjendje janë liderët e partive të mëdha politike të cilët nuk shohin interes tjetër veç pushteteve të tyre personale. Pastaj edhe i deputetëve të shumtë të pa personalitet që e kanë “pushtuar” Kuvendin! Derisa është kështu, çdo prognozim pozitiv për seancën e radhës, do të ishte marrëzi! Këtu tanimë fjala është e pa peshë, është një hiq gjë! Se paku kështu e kanë konfirmuar përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës që sa herë pas 11 qershorit 2017”, u shpreh Krasniqi.
I pyetur se si e sheh seancën e radhës, e cila sipas disa zërave do të mbahet me 7 shtator, Krasniqi u shpreh i bindur se me këto forca politike në Kuvend, nuk ka një zgjidhje të mirë për vendin.
Por, sipas tij, domosdoshmërisht duhet të ketë një zgjidhje, qoftë ajo edhe e përkohshme.
“Në ketë situatë me ketë konstelacion forcash politikë në Kuvend, asnjë zgjidhje nuk e shof të mirë për vendin! Megjithatë, një dalje duhet të ndodhë, qoftë edhe e përkohshme”, tha krejt në fund Krasniqi












