Jakup Krasniqi: Më 24 gusht mund të ndodhë edhe kjo befasi

Jakup Krasniqi: Më 24 gusht mund të ndodhë edhe kjo befasi

Kanë mbetur edhe 1 javë kur deputetët e Republikës do të vendosin nëse do t’i dhënë apo jo fund bllokadës së krijuar qe një kohë. Derisa praninë në këtë seancë e kanë konfirmuar të gjitha partitë, ndërkaq LDK dhe VV kanë deklaruar se nuk do e votojnë kandidatin për kryeparlamentar nga PAN-i, Kadri Veselin. I […]

Derisa praninë në këtë seancë e kanë konfirmuar të gjitha partitë, ndërkaq LDK dhe VV kanë deklaruar se nuk do e votojnë kandidatin për kryeparlamentar nga PAN-i, Kadri Veselin.

I kontaktuar nga “Indeksonline”, kryetari i Këshillit Kombëtar nga NISMA, Jakup Krasniqi u shpreh se vendi është në krizë politike, morale e kulturore. Ai thotë se vendin nga kjo gjendje do e nxirrte dashuria për kombin, por se njerëz të tillë në vendin tonë mungojnë.
Në seancën e 24 gushtit do duhej të ketë zgjidhje por duke u bazuar në pabesinë e politikës, sipas Krasniqit, nuk mund të ketë siguri për këtë gjë.

“Nuk ka asnjë dyshim, vendi ynë është në një krizë politike, morale e kulturore. Nga kjo gjendje vendin do ta nxirrte: dija, dashuria e zemërgjerësia e njerëzve të urtë, të përkushtuar e të përgjegjshëm për kombin e shtetin. Por njerëzit me këto cilësi nuk janë në institucionin përfaqësues, ata o janë larguar o janë lënë në margjinat e jetës politike, mbase ndonjëri edhe është heshtur me ndonjë pozitë mjerane për individin a ndonjë familjar të tij/tyre”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi theksoi se vendin në këtë bllokadë e kanë dërguar që të tri subjektet zgjedhore të shqiptarëve pa asnjë dallim.

I pyetur se a pret që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet në seancën e së enjtes, Krasniqi tha se kjo gjë as nuk do duhej të ishte pengesë, pasi që i njëjti para tri viteve u zgjodh me mbi 70 vota.

“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit as që do të duhej të ishte pengesë, pasi i njëjti para tri viteve është zgjedhur me mbi 70 vota. Përqendrimi do të duhej të ishte aty ku është fuqia e pushtetit faktik e juridik – të Qeveria e Kosovës. Aty ku është fuqia reale e pushtetit, aty ku zgjidhen problemet reale te qytetarëve. Aty ku vendit i hapen shumë shtigje” shtoi tutje Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?