Ja si i përgjigjen meksikanët kërkesave Trump për murin kufitar

Ja si i përgjigjen meksikanët kërkesave Trump për murin kufitar

Ndërsa Donald Trump këmbëngul të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, trafikantët e emigrantëve eksplorojnë nëntokën. Agjentët e patrullimit kufitar zbuluan një tunel të nëndheshëm në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, i cili duket të jetë përdorur për kalimin e klandestinëve. Rreth 30 persona u ndaluan nga forcat patrulluese amerikane, mes të cilëve […]

Ndërsa Donald Trump këmbëngul të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, trafikantët e emigrantëve eksplorojnë nëntokën. Agjentët e patrullimit kufitar zbuluan një tunel të nëndheshëm në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, i cili duket të jetë përdorur për kalimin e klandestinëve.

Rreth 30 persona u ndaluan nga forcat patrulluese amerikane, mes të cilëve kishte meksikanë e kinezë. Asnjë lloj droge nuk iu gjet të arrestuarve, gjë që bën të mendohet se qëllimi kryesor i tunelit nuk është ai i trafikimit të lëndëve narkotike, por i dërgimit të emigrantëve në SHBA.

Agjentët iu afruan një grupi njerëzish që kishin diktuar nga larg, e kur këta i panë, një pjesë ia mbathën me vrap, ndërsa të tjerët u kthyen mbrapsht në tunel, gjë që çoi në zbulimin e tij.

Tuneli ka nisur të ndërtohet në Tijuana, më shumë se 90 metra larg kufirit me Amerikën, dhe kalonte nën gardhin rrethues të tij në Otay Messa. Mbi gjatësinë e tij, zyrtarët nuk dhanë informacione.

Trump vazhdon t’i qëndrojë me forcë premtimit të tij të fushatës për ngritjen e një strukture gjigante në kufi, e cila të frenojë emigracionin e paligjshëm nga Meksika. Manjati synon ndërtimin e një muri të padepërtueshëm, i cili të mbajë larg meksikanët, që dikur i përshkruante si “përdhunues” e “kriminelë”.

Muri prej 1.600 kilometrash do të mbulojë një pjesë të mirë të vijës kufitare prej 3.000 km që ndan dy shtetet, ndërsa pjesën tjetër të punës, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, do ta kryejnë pengesat natyrore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?