Mbetet shqetësuese importimi i madh i mallrave nga Serbia

Mbetet shqetësuese importimi i madh i mallrave nga Serbia

Serbia mbetët “lider” nga vendet e CEFTA-së, prej së cilës Kosova importon mallra mjaft shumë. Sipas një raporti të ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e Ceftës për një muaj (Korrik) arritën vlerën në 76.7 milion Euro ose 27.9% të importeve të përgjithshme. Ajo çka vazhdon të mbetet shqetësuese është importimi i madh i mallrave […]

Sipas një raporti të ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e Ceftës për një muaj (Korrik) arritën vlerën në 76.7 milion Euro ose 27.9% të importeve të përgjithshme.

Ajo çka vazhdon të mbetet shqetësuese është importimi i madh i mallrave nga Serbia.

Ndonëse, ka pasur disa fushata vetëdijësuese për konsumimin e produkteve të Kosovës dhe jo të Serbisë, prapë përqindja mbetët e lartë.

Bëhet fjalë për 14.1 për qind import për një muaj që Kosova ka pranuar nga Serbia.

Nëse krahasojmë me vendet e tjera të CEFTA-s, Serbia mbetet importuesi më i madh, pastaj vjen Maqedonia me 5.1%, Shqipëria me 4.9% dhe Bosnjë Hercegovina me 3.0 për qind, shkruan indeksonline

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Korrik 2017, arritën në 76,7 milion €, ose (27.9%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (24.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (3.0%)” thuhet në këtë raport.

Edhe në eksportet e Kosovës, Serbia pjesë e CEFTA-së, mbetet një ndër partneret kryesor me 21.5%, pastaj Shqipëria 12.8%, Maqedonia (11.5%), Mali i Zi (6.3%).

Eksporti i mallrave në muajin Korrik 2017 kishte vlerën 38,3 milion €, ndërsa importi 275,3 milion €, është një rritje prej (26.2%) për eksport si dhe prej (14.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Kosova është bërë pjesë e marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), në vitin 2007.

Njohësit e ekonomisë e quajn dështim të anëtarësimit të Kosovës në këtë marrëveshje, pasi sipas tyre, Kosova nuk ka përfituar ashtu siç është parashikuar.

Ndërsa, bizneset janë ankuar shumë herë për ndikim jo të mirë në ndërmarrjet e tyre, pasi rrisin shpenzimet dhe kostot e transportit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?