Ja kur do të filloj viti i ri shkollor në Kosovë

Ja kur do të filloj viti i ri shkollor në Kosovë

Viti shkollor 2017/2018 do të nis më 4 shtator pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit konfirmuan për Radio Kosovën se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe janë në fazën e shpërndarjeve të teksteve nëpër drejtoritë komunale të arsimit. Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit […]

Viti shkollor 2017/2018 do të nis më 4 shtator pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit konfirmuan për Radio Kosovën se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe janë në fazën e shpërndarjeve të teksteve nëpër drejtoritë komunale të arsimit.

Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka disa shqetësime për fillimin e këtij viti shkollor. Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit janë në finalizim të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018, që do të fillojë më 4 shtator.

Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore. Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se përgjegjësitë janë të ndara për drejtoritë komunale të arsimit, sa i përket edhe infrastrukturës shkollore. Ai tha se ministria ka përgatitur programet e reja për klasat parapërgatitore, klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë.

“Kemi nxjerr një udhëzim administrativ që përshkruan në mënyrë të qartë, kur fillon, si fillon, në mënyrë që të mos ketë ndonjë amulli lidhur me zbatimin e kurrikulës. Kurrikula fillon në të gjitha nivelet, përveç arsimit profesional. Më mësimdhënësit që do të punojnë me këto klasë janë bërë trajnimet e nevojshme, pothuajse janë përfshirë të gjithë mësimdhënësit në trajnime për zbatimin e kurrikulës së re”, tha ai.

Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.

Për këtë çështje, ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha se i respekton kërkesat e sindikatës, por siç tha, do të ishte mirë që sindikata të orientohej më shumë në zhvillimin e kapaciteteve të mësimdhënësve për të rritur cilësinë në arsim.

Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?