Ja identiteti i personit që i nxori problem Shpend Ahmetit në Milano

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ndalua mbrëmë nga policia kufitare italiane, tashmë ka kaluar të gjitha pengesat e paraqitura në aeroportin e Milanos. Arsyeja e ndalimit të kreut të Prishtinës në Milano ishte paraqitja në sistem e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar që kishte mbiemrin e kryetarit, vendlindjen […]
Arsyeja e ndalimit të kreut të Prishtinës në Milano ishte paraqitja në sistem e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar që kishte mbiemrin e kryetarit, vendlindjen dhe datën e njëjtë të lindjes.
Burimet e Indeksonline kanë treguar se bëhej fjalë për B.Ahmeti (emri i plotë i njohur për redaksinë), i lindur në Prishtinë me datën 18.04.1978 i cili po kërkohej nga Spanja për një vepër kriminale.
Spanja ndonëse e ka shpallur në kërkim B.Ahmetin, fotografia e tij mungonte në sistemin e kërkimit dhe kjo ka bërë që të vonohet verifikimi i tërësishëm dhe të komplikohet edhe më shumë rasti.
Autoritetet italiane ndonëse ishin në dijeni se personi i ndaluar është kryetar i Prishtinës, për shkak të sistemit policia nuk e ka lejuar që Shpend Ahmeti të kaloi mëtutje.
Indeksonline ka mësuar se italianët kanë tentuar që ta verifikojnë menjëherë identitetin e kryetarit Ahmeti, mirëpo mbrëmë kishte sulme në Spanjë dhe autoritetet e këtij vendi ishin të zënë të merreshin me raste të tjera.












