ISIS kërcënon papën: Do të vijmë në Romë, me vullnet të Allahut

ISIS kërcënon përsëri Italinë e Papa Françeskun. Me një video të publikuar në kanalin zyrtar të Shtetit Islamik, Al Hayat Center Media, luftëtarët e ISIS shfaqen duke shkatërruar kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Mërisë si dhe duke grisur fotografitë e Papa Françeskut, ndërsa thërrasin se shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë. Në video, […]

ISIS kërcënon përsëri Italinë e Papa Françeskun. Me një video të publikuar në kanalin zyrtar të Shtetit Islamik, Al Hayat Center Media, luftëtarët e ISIS shfaqen duke shkatërruar kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Mërisë si dhe duke grisur fotografitë e Papa Françeskut, ndërsa thërrasin se shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë. Në video, një nga luftëtarët e ISIS i vetëquajtur me emrin Abu Jindal thotë kështu: “Mbajeni mend këtë. Do të mbërrijmë në Romë. Do të vijmë në Romë për vullnet të Allahut.”

Në video kërcënohen dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Presidenti Donald Trump. Ndërsa Presidenti i Filipineve akuzohet të jetë “një qen roje i Australisë dhe një ndjekës i amerikanëve”.

Kjo video është xhiruar në Maraui, qytet në jug të Filipineve, teatër i luftimeve të dhunshme mes luftëtarëve të Abu Sayyaf, degës aziatike të ISIS me ushtrinë filipinase.

Pas ngjarjeve të fundit në Barcelonë, kryeministri italian Paolo Gentiloni deklaroi se asnjë vend, përfshi edhe Italinë, nuk janë të mbrojtur nga rreziku terrorist.

Ndërkohë kontigjenti i rojeve zvicerare që garanton ruajtjen e sigurisë dhe rendit në Vatikan deklaron se janë të gatshëm të përballojnë çdo kërcënim dhe atë terrorist.

/Ora News.tv/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?