Ish-zyrtarët e PDK’së i bashkohen Vetëvendosjes (Foto)

Ish-zyrtarët e PDK’së i bashkohen Vetëvendosjes (Foto)

Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë sot iu bashkuan tre anëtarë të rinj, dy nga ta ish-zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Periskopi. Në një njoftim për media, kjo parti bëri të ditur se tanimë pjesë e saj do të jenë ish-anëtari i Kryesisë së Degës së PDK’së në Klinë, Xhevxhet Berisha dhe drejtori […]

Në një njoftim për media, kjo parti bëri të ditur se tanimë pjesë e saj do të jenë ish-anëtari i Kryesisë së Degës së PDK’së në Klinë, Xhevxhet Berisha dhe drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Agani”, Hysni Raci. Përveç tyre, pjesë e Lëvizjes tash e tutje do të jetë edhe kardiologu, Blerim Berisha, i cili aktualisht punon si internist kardiolog në Gjermani.

“Anëtarëve të rinj, mirëseardhje iu uroi Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri dhe kryetarja e Qendrës së Vetëvendosjes në Klinë, deputetja Shqipe Pantina bashkë me anëtarë të tjetër të kryesisë”, thuhet në një njoftim për media.

Në njoftim ndër të tjerash thuhet se Ymeri u foli anëtarëve të rinj për synimet e VV’së dhe përgatitjet që thuhet se po bëhen “për të shënuar fitore edhe më të madhe në zgjedhje lokale”.

“Ndërkaq, të aderuarit thanë se janë bashkuar në Lëvizje duke parë se është e vetmja alternativë e cila garanton ndryshimet e domosdoshme në vend, jo vetëm në arsim e shëndetësi, por edhe sferat e tjera të jetës duke ndikuar përmes shtyllave programore të Alternativës Qeverisëse”, vazhdon tutje njoftimi.

“Ata u zotuan që të japin kontributin e tyre në rritjen dhe forcimin e Lëvizjes në Klinë për ta nxjerrë subjekt fitues edhe në zgjedhjet lokale”, përfundon njoftimi./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?