Ish-ushtari i UÇK’së ankohet në KPM për mediat që shpifën kundër tij

Ish ushtari i UÇK’së, Frashër Oseku ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj disa mediave, përfshirë edhe televizionin publik, lidhur me kronikën për ‘përdhosjen e flamurit’ ku Oseku paraqitet si anëtar i Vetëvendosjes. Oseku ka njoftuar se ai ka kontaktuar edhe përfaqësuesit e mediave që të korrigjojnë gabimin, por ata nuk kanë ndërmarrë ende diçka të […]
Ish ushtari i UÇK’së, Frashër Oseku ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj disa mediave, përfshirë edhe televizionin publik, lidhur me kronikën për ‘përdhosjen e flamurit’ ku Oseku paraqitet si anëtar i Vetëvendosjes.
Oseku ka njoftuar se ai ka kontaktuar edhe përfaqësuesit e mediave që të korrigjojnë gabimin, por ata nuk kanë ndërmarrë ende diçka të tillë.
“Unë Frashër Oseku, lindur më 1975 nē Gjakovē, dua të shtroj ankesë pēr shpifje ndaj mediave: Mediat në fjalë kanē shpifur se unē gjoja jam, gjegjësisht gjoja kam qenē, anētar nē VV. Asnjë prej këtyre pohimeve nuk është e vērtetē. Unë as kam qenē ndonjēherē, as jam sot, anëtar nē VV a nē ndonjë tjetēr grupacion politik. Sidomos gjatë intervistës me RTK me dt 9/8-2017, kam theksuar disa herē se NUK jam anëtar nē VV dhe jam siguruar se RTK e ka kuptuar këtë. RTK megjithatē ka pohuar nē lajme të kundërtēn, se jam anëtar nē VV”, thuhet në reagimin e Osekut.
“Kërkoj nga ju qē tē ushtroni gjithë pushtetin tuaj ligjor mbi mediat e lartēcekura për tē mbrojtur tē drejtat dhe liritë e mia tē patjetërsueshme, si dhe integritetim tim personal”, thuhet në ankesën e Osekut/Periskopi/












