Ish-kryetari i Pejës ia numëron dështimet Gazmend Muhaxherit

Ish-kryetari i Pejës ia numëron dështimet Gazmend Muhaxherit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tanimë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për komunën e Pejës, e që është njëri ndër themeluesit e kësaj dege, Fatmir Gashi. Për këtë ka folur ish-kryetari i kësaj komune për gjashtë vite, njëherish edhe sekretar i AAK-së Ali Berisha. E, për katër vite kjo komunë është qeverisur  nga LDK-ja me […]

E, për katër vite kjo komunë është qeverisur  nga LDK-ja me kryetarin aktual, Gazmend Muhaxheri. Sekretari organizativ i partisë së Ramush Haradinajt, Berisha  gjatë një interviste për “Indeksonline” ka treguar se Gashi ka potencial të madh për ta fituar qytetin e Pejës.

Poashtu, ai ka numëruar edhe disa prej dështimeve, siç thotë Berisha, që i ka pasur kryetari Muhaxheri. Këtë të fundit, ish-kryetari i Pejës e cilëson mashtrues ndaj votuesve.

“Fatmir Gashi është një aktivist i hershëm i Aleancës, që do të thotë se është njëri prej themeluesve të Aleancës në Pejë. Ka qenë në shumë funksione  edhe të niveleve qendrore edhe mendoj se është zgjedhja më e mirë e mundshme që ka bërë Aleanca me kandidimin e tij për kryetarë të Pejës. Gashi është një njeri që do të jetë vlerë e re për qytetin e Pejës. Duke ditur që Peja ka nevojë për zhvillim ekonomik , punësim  dhe gjitha këto që janë të domosdoshme , Fatmir Gashi do t’i kryejë dhe do të jetë udhëheqës i komunës së Pejës” , ka thënë Berisha.

I pyetur Berisha se a pretendoni të jeni në ndonjë post gjatë qeverisjes së Gashit në komunën e Pejës, ai e ka mohuar një të tillë duke thënë se nuk ka synim të përfitojë nga ky aspekt.

“Jo, synimet e mija personale nuk janë të voluntura në përkushtim të komunës së Pejës. Unë kamë qenë kryetarë i Pejës për gjashtë vite dhe asnjë qëllim nuk e kam tash që të marrë ndonjë post në komunën e Pejës. Mirëpo do të mbështesë gjatë kësaj fushate fuqishëm kandidatin e AAK-së, Fatmir Gashin”, ka thënë ai.

Tutje, ai thotë se Muhaxheri ka dështuar në premtime të mëdha. Sipas tij janë disa nga institucionet kyçe në këtë qytet.

“Fushata e kaluar e z.Muhaxheri ka qenë e përpiluar me premtime jashtëzakonisht të mëdha për komunën e Pejës. Ku ka premtuar  mbështetje të madhe për Bujqësinë, Ekonominë, Zhvillim në të gjitha aspektet e komunës së Pejës, Arsim dhe Shëndetësi dhe pothuajse asnjë nga këto premtime të tij nuk janë realizuar nga këto 4 vite qeverisje. Ka qenë një mashtrim i madh për gjithë qytetarët e komunës së Pejës mbështetja për të. Mendojmë që kjo do të shihet në zgjedhjet lokale, ku do të ndëshkohet z.Muhaxheri nga votuesit e tij”, është shprehur ai.

Berisha në fund ka treguar edhe prioritetet që ka për qëllim t’i realizojë Fatmir Gashi në rast se do të fitojë në zgjedhjet lokale. Ai thotë se do të përqendrohen në disa pika kryesore ku ka ngelur qyteti i Pejës.

“Komuna e Pejës dhe kandidati Fatmir Gashi kanë një projekt të cilin do të manifestojnë gjatë këtyre ditëve të fushatës para qytetarëve të komunës së Pejës. Prioriteti kryesorë do të jetë  zhvillimi ekonomik, punësimi i njerëzve, mbështetja për bujqësinë, infrastrukturën, infrastrukturën si dhe mbështetje të tjera dhe synim do ta ketë depolitizimin e Arsimit pasi që në këtë periudhë kohorë është vërejt një politizim i skajshëm i institucionet të Arsimit .

Gjithashtu në aspektin e arsimit  do të luftohet edhe për rritjen e cilësisë, ndërsa në Shëndetësi për të pasur shërbime sa më të mira shëndetësore”, ka përfunduar Berisha./Indeksonline/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?