Ish-Komandanti i UÇK-së: Denonconi dhe dërgoni në Prokurori veteranët mashtrues

Ish-Komandanti i UÇK-së: Denonconi dhe dërgoni në Prokurori veteranët mashtrues

Agim Çeku, ish-Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë keqpërdoruesit e mundshëm të statusit të veteranit. Ka thënë se Prokuroria disa herë ka qenë në Zyrën e tij për të marrë materiale. Beson se shpejt do të ketë rezultatet. Megjithëkëtë, ish-udhëheqësi i […]

Agim Çeku, ish-Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë keqpërdoruesit e mundshëm të statusit të veteranit. Ka thënë se Prokuroria disa herë ka qenë në Zyrën e tij për të marrë materiale. Beson se shpejt do të ketë rezultatet. Megjithëkëtë, ish-udhëheqësi i UÇK-së thotë se nuk është i madh numri i atyre që kanë keqpërdorur statusin e veteranit.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Agim Çeku, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë ata persona që rrejshëm kanë marrë statusin e veteranit të UÇK-së.

Thirrje e Agim Çekut vjen pas letrës publike të Kadri Veselit drejtuar shoqatave të dala nga lufta, ku iu bëri thirrje të largojnë falsifikatorët nga listat e veteranëve.

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, thotë se “Veteranët dhe qytetarët duhet të marrin guximin dhe t’i shkruajnë Prokurorisë”.

Ai ka konfirmuar se megjithatë Prokuroria është duke punuar për zbardhjen e të gjitha mashtrimeve të mundshme me statusin e veteranit.

“Prokuroria është duke marrë të dhëna. Prokuroria ka punuar. Veteranët dhe qytetarët mund t’i ndihmojnë shumë Prokurorinë për largimin e veteranëve të rrejshëm”, ka shtuar ai.

“Nuk është numri i madh atyre që kanë hyrë në listën e veteranëve”, ka shtuar ai.

Ish-Shefi i UÇK-së ka bërë thirrje të denoncohen të gjithë keqpërdoruesit e statusit të veteranit.

“Kush ka raste, ia dini emrin, asnjë qytetar s’duhet të përtojnë, duhet të dërgojnë emrat e tyre në Prokurori”, ka thënë ai.

Kushdo që ka përfituar statusin e veteranit merr një pagë mujore prej 150 eurosh.

Pasluftës është raportuar se numri i veteranëve nuk ka shkuar në 20 mijë, ndërsa, kur janë regjistruar kanë dalë më shumë 40 mijë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?