Isa Mustafa kërkoi tërheqjen e 72 dosjeve për koalicion, ja si përgjigjet Vetëvendosje

Isa Mustafa kërkoi tërheqjen e 72 dosjeve për koalicion, ja si përgjigjet Vetëvendosje

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioriteti i VV-së. E pyetur se a do t’i tërheq Vetëvendosje 70 dosjet e ngritura për korrupsion ndaj Isa Mustafës, Haxhiu tha se pavarësisht se kush janë përgjegjësit e një akti të tillë duhet të japin përgjegjësi për dëmet që i […]

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioriteti i VV-së.

E pyetur se a do t’i tërheq Vetëvendosje 70 dosjet e ngritura për korrupsion ndaj Isa Mustafës, Haxhiu tha se pavarësisht se kush janë përgjegjësit e një akti të tillë duhet të japin përgjegjësi për dëmet që i kanë shkaktuar vendit.

“Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prishtinë ka deponuar në prokurori mbi 70 dosje që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës. Ne presim që secila prej tyre të hetohet dhe gjykohet madje presim një angazhim të prokurorisë në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është një prej punëve më të mira që ka bërë është ndalja dhe luftimi i korrupsionit, andaj njëjtë do të veprohet edhe për qeverisjen qendrore.

“Një prej punëve më të mira në Komunën e Prishtinës është edhe ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Njësoj do të veprojmë edhe në qeverisjen qendrore. Ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioritet i yni. Pavarësisht se kush janë, duhet të japin përgjegjësi penale për dëmet që i kanë shkaktuar vendit”, tha ajo përcjell Gazeta Blic.

Në anën tjetër, ditë më parë Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vënë disa ‘kushte’ për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen.Mustafa ka folur për dosjet që Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurori për kohën sa ai ka qenë në krye të komunës së Prishtinës.

“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë nuk më ka thirrur Prokuroria. Atëherë si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë”, është shprehur Mustafa.

Kujtojmë se në vitin 2014, Vetëvendosje kishte dorëzuar 70 dosje në Prokurori, që sipas këtij subjekti, shpërfaqnin afera të rënda korruptive nga koha kur kryeqyteti udhëhiqej prej Isa Mustafës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?