Hoxhaj për DerStandard: Dialogu me Serbinë do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në OKB

Hoxhaj për DerStandard: Dialogu me Serbinë do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në OKB

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me njohjen reciproke dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në intervistën për Der Standard, Hoxhaj ka theksuar se Kosova është në fazën […]

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me njohjen reciproke dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në intervistën për Der Standard, Hoxhaj ka theksuar se Kosova është në fazën e fundit të shtet-ndërtimit dhe kësisoj me Serbinë nuk duhet të bisedohet më për çështje teknike. Nëse dialogu nuk do të përfundonte me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, atëherë Hoxhaj thotë se bisedimet nuk do të kishin kuptim.

“Ne jemi në fazën e fundit të shtet-ndërtimit dhe nuk duhet të bisedojmë më për çështje teknike. Dialogu i mbështetur nga BE dhe SHBA duhet të na shpie në fazën përfundimtare, ku Kosova merr ulësen e saj në Kombet e Bashkuara dhe të ketë një njohje të ndërsjellët mes Serbisë dhe Kosovës. Pa këtë, gjithçka është e pakuptimte”, ka thënë Hoxhaj për Der Standard, shkruan Express.

Po ashtu, Hoxhaj ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të kufizohet në kohë dhe në përmbajtje.

“Kosova dhe Serbia janë vende fqinje dhe njohja e ndërsjellët do të ishte qëllimi i vetëm. Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, nuk mund të ketë një proces të pajtimit mes popujve”, ka shtuar Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se ideja për ndryshim të kufijve e propozuar nga krye diplomati serb, Ivica Daçiç është e gabuar dhe rrezikon stabilitetin në rajon.

“Në Serbi flitet për këtë skenar shpeshherë, por historia ka treguar që është gabim. Kufijtë në Ballkan janë të vendosur dhe kushdo që bën propozime të tilla lidhur me Kosovën rrezikon stabilitetin. Kjo do të kishte një domino efekt, që do të ishte i papranueshëm edhe për Bashkimin Evropian dhe SHBA-të. Ne jemi kundër ndarjes apo çfarëdo shkëmbimi territoresh me Luginën e Preshevës. Është në interes të Serbisë që të modernizohet dhe të jetë një vend evropian. Testi i fundit për këtë është Kosova”, deklaroi Hoxhaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?