Hoxhaj: Kufijtë në Ballkan janë të caktuar, Kosova të pranohet në OKB

Hoxhaj: Kufijtë në Ballkan janë të caktuar, Kosova të pranohet në OKB

Ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara në fund të dialogut me Beogradin. Në një intervistë për gazetën, Vienna-based Standard, ai ka thënë se Kosova është në fazën e fundit të formimit të shtetit, transmeton Klan Kosova. Hoxhaj po ashtu mendon se çështjet teknike nuk […]

Ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara në fund të dialogut me Beogradin.

Në një intervistë për gazetën, Vienna-based Standard, ai ka thënë se Kosova është në fazën e fundit të formimit të shtetit, transmeton Klan Kosova.

Hoxhaj po ashtu mendon se çështjet teknike nuk duhet të diskutohen më dhe se dialogu i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian duhet të vjen drejt fazës së fundit, ku Kosova duhet ta zë vendin e saj në Kombet e Bashkuara, krah me “njohjen e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Pa të gjitha këto, dialogu është i pakuptimtë”, ka thënë Hoxhaj.

Prandaj, ai duhet të kufizohet, si në përmbajte ashtu edhe në aspektin kohor.

Ai ka nënvizuar se “ka vende në botë që nuk i njohin të tjerat –  por që ato nuk i bllokojnë të tjerat në anëtarësimin e tyre në OKB.

“Kosova dhe Serbia janë “fqinjë dhe njohja e përbashkët, duhet të jetë synimi”, ka shtuar Hoxhaj.

Serbia është duke refuzuar ta njoh shpalljen e njëanshme të pavarësisë më 2008, të bërë nga shqiptarët në siç thonë ata, krahinën e tyre jugore, veprim të cilin e konsiderojnë si dhunim të integritetit të tyre territorial.

Por sipas Hoxhajt, për aq sa Serbia nuk e njeh Kosovën “procesi i pajtimit në mes të dy kombeve nuk mund të vihet në vend”.

“Presidenti Aleksandër Vuçiq është gati për të vepruar në mënyrë pragmatike, jam i befasuar se si shoqëria civile dhe Kisha, që ka luajtur rol të keq në konfliktin në Kosovë, nuk janë aspak të gatshëm që të jenë zëri i arsyes edhe pas 20 vitesh”, ka shtuar Hoxhaj.

I pyetur “nëse një marrëveshje mund të përngjaj në atë që dikur ishte midis dy Gjermanive”, ai ka thënë se nuk mund të ndodh ajo – “sepse atje nuk mund asnjë lloj modeli, derisa çdo realitet të jetë i ndarë”.

Ashtu sikur për idetë e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq rreth “demarkacionit” në Kosovë, Hoxhaj ka thënë se ky skenar “gjithmonë” ka qenë në tavolinë për Serbinë – por kjo “histori ka treguar se është e gabuar”.

“Kufijtë në Ballkan janë të vendosur dhe ata që propozojnë ndryshime lidhur me Kosovën, janë duke vënë në rrezik stabilitetin. Kjo mund të provokonte një efekt domino, dhe as BE dhe SHBA nuk do të jenë të gatshme që të pranojnë zgjidhje të tilla”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?