Hoti paralajmëron PAN’in: Do të ndjekim rrugë tjera ligjore për…

Avullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë se PAN duhet ta dijë se mund të ndjeken edhe rrugë tjera ligjore për formimin e institucioneve. Ai ka thënë se PAN nuk mund ta mbajë pafundësisht të bllokuar formimin e institucioneve. “Kjo është seanca e katërt që mbajmë dhe nuk janë përfaqësuesit e PDK’së. Ata që vendimi […]
Avullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë se PAN duhet ta dijë se mund të ndjeken edhe rrugë tjera ligjore për formimin e institucioneve.
Ai ka thënë se PAN nuk mund ta mbajë pafundësisht të bllokuar formimin e institucioneve.
“Kjo është seanca e katërt që mbajmë dhe nuk janë përfaqësuesit e PDK’së. Ata që vendimi i Gjykatës ju ka njohur të drejtën për të zgjedhur Kuvendin, atëherë kush po e bllokon themelimin e institucioneve të vendit. Ne do të jemi gjithmonë present në seancë, sa herë që atë e thërret kryesuesi i seancës. Ne do të marrim pjesë edhe në takimet consultative që thërret për t’u marrë vesh me partitë politike. Përndryshe ne duhet të kërkojmë rrugë tjera ligjore për formimin e institucioneve. Le ta kemi një përpjekje të fundit për krijimin e institucioneve dhe nëse vazhdon që PDK me koalicione ta bllokojnë themelimin atëherë të veprojmë”, ka thënë Hoti./Periskopi/












