Horror në Itali, vëllai vret motrën dhe trupin ia bën copa-copa para se ta hedh në kazanin e plehrave (Foto)

Një krim i rëndë ka tronditur Romën dhe Italinë, pasi një 62-vjeçar ka vrarë dhe më pas ka bërë copa-copa motrën e tij. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja makabër ka ndodhur në rrugën “Guido Reni”, në Flaminio të Romës. Motër e vëlla jetonin së bashku në një apartament. Policia ka deklaruar se nga hetimet e […]
Një krim i rëndë ka tronditur Romën dhe Italinë, pasi një 62-vjeçar ka vrarë dhe më pas ka bërë copa-copa motrën e tij.


Mediat italiane shkruajnë se ngjarja makabër ka ndodhur në rrugën “Guido Reni”, në Flaminio të Romës. Motër e vëlla jetonin së bashku në një apartament.
Policia ka deklaruar se nga hetimet e para dyshohet se krimi ka ndodhur për probleme ekonomike. Ndërkohë në pranga ka rënë i dyshuari për vrasje, Maurizio Diotallevi, i cili pas disa orësh marrje në pyetje nga oficerët e krimit pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe.
Ai ka rrëfyer se pasi e ka vrarë e kishte ndarë trupin e saj në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina. Duke cituat policinë, mediat italiane shkruajnë se provat që kanë “fundosur’” 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerë e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.
Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.
‘Tgcom’ shkruan se fqinjët janë shokuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë që të ziheshin të dy motër e vëlla. “Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë”, rrëfehu fqinja. Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër.












