Haziri: 10 ditëshi i Pacollit si propozim për qeveri gjithpërfshirëse, të mos shihet si ultimatum

Haziri: 10 ditëshi i Pacollit si propozim për qeveri gjithpërfshirëse, të mos shihet si ultimatum

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri konsideron se dhënia e afatit prej 10 ditëve nga kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli për LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje për zhbllokimin e ngërçit politik, duhet të shihet në funksion të propozimit të tij për një qeveri gjithpërfshirëse e jo si ultimatum. Kjo pasi që […]

Kjo pasi që sipas Hazirit, po të shihej si ultimatum ai nuk do të prodhonte zgjidhje për këtë problem, por do të dërgonte “ujë në mulli të PAN-it”, siç u shpreh ai.

Deklarata e z. Pacolli duhet të shihet në funksion të propozimit të tij për një qeveri gjithpërfshirëse, e cila e ka qëllimin politik të cilin vet z. Pacolli e ka spjeguar. Unë besoj shumë që nuk ka të bëjë me ultimatum por ndërtimi i përceptimit publik në ultimatume të ndërsjellta më shumë është me qu ujë në mulli të PAN-it se sa me qu drejtë një opsioni i cili zgjedh problem”, tha ai për “Gazeta Blic”

Tutje, duke komentuar partneritetin ndërmjet LDK-së dhe AKR-së, Haziri ka thënë se ka mbetur i fuqishëm që nga dita e parë e nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Sa i përket koalicionit me LDK-në qëllimi i ndërtimit të koalicionit para zgjedhjve të 11 qershorit është ruajt dhe ky motiv dhe ky qëllim mbetet po aq i fuqishëm sot e asaj dite”, u shpreh ai.

Ndërsa mungesën e deputetëve të koalicionit PAN në katër seancat e fundit konstituive, Haziri nuk e sheh ndryshe veq si rezultat të mungesës së mbështetjes parlamentare për të përmbushur të drejtën e tyre kushtetuese, për zgjedhje të kryetarit të Parlamentit të Kosovës dhe nënkryetarëve.

Përderisa koalicioni i parë në Kosovë sipas udhëzimit Gjykatës Kushtetuese nuk ka emër në Kuvendin e Kosovës dhe nuk merr pjesë në seanca të ftuara, atëherë ne flasim për mungesë të mbështetjes parlamentare, praktikisht as minimumin e votave formale për mu zgjedh nuk i kanë, për kryesi të kuvendit për kryetar të kuvendit po flasim, ndërsa për qeverinë e cila ka me pas nevojë në baza ditore me i pas 61 vota”, tha Haziri.

Ndryshe, me propozim të koalicionit PAN kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të mërkurën e javës së ardhshme më 16 gusht për të caktuar seancën e radhës konstituive me 17 ose 18 gusht.

Në po atë ditë kur pritet të mbahet seanca e radhës koalicioni PAN do të dalë edhe me emrin e të nominuarit për kryekuvendar i cili pritet të jetë Kadri Veseli. Për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendint nevoiten së paku 61 vota, gjë që vështirë mund t’i sigurojë pa mbështetjen e disa prej deptuetëve nga koalicioni LAA pasi që nga VV-ja janë unanimisht kundër zgjedhjes së tij kryetar të Kuvendit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?