Haxhiu: PAN’it po i duhet kohë për t’i bërë numrat në forma të pista

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ka reaguar ndaj kërkesës së PDK-së për shtyrje të seancës e takime të tjera konsultative. Ajo ka thënë se takimet konsultative janë vetëm në favor të koalicionit të panikut. “Atyre ju duhen këto takime për të blerë kohë, për t’i bërë […]
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ka reaguar ndaj kërkesës së PDK-së për shtyrje të seancës e takime të tjera konsultative.
Ajo ka thënë se takimet konsultative janë vetëm në favor të koalicionit të panikut.
“Atyre ju duhen këto takime për të blerë kohë, për t’i bërë numrat në format më të pista të mundshme”, tha ajo.
Sipas Haxhiut, kryesuesi i seancës konstituive i ka të drejtat e plota për të thirrur seanca kurdo që e sheh të arsyeshme.
“Seanca e nesërme është thirrur në mënyrë kushtetuese dhe ne do të jemi të pranishëm. Thërras koalicionin e PANikut t’i ndërpresë talljet qe po i bëjnë me qytetaret, të vijnë në Kuvend dhe të japin propozimin e tyre për Kryetar Kuvendi!”, tha deputetja e VV-së.












