Haradinaj tregon të vërtetën rreth bashkëpunimit të PAN’it me AKR’në

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme me AKR’në e Behgjet Pacollit për mundësinë e ‘formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse’. Në një konferencë të drejtpërdrejtë, Haradinaj sërish tha atë që shkroi edhe në Facebook, se i vjen keq për vonesën në krijimin e institucioneve, shkruan Periskopi. “Me të gjitha […]
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme me AKR’në e Behgjet Pacollit për mundësinë e ‘formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse’.
Në një konferencë të drejtpërdrejtë, Haradinaj sërish tha atë që shkroi edhe në Facebook, se i vjen keq për vonesën në krijimin e institucioneve, shkruan Periskopi.
“Me të gjitha palët që janë të interesume që Kosova të niset me institucionet e vendit edhe me AKR’në e Behgjet Pacollit jemi në konsulta të vazhdueshme. Formimi i institucioneve, e para votimi i kryetarit të Kuvendit nuk ka alternativa. Arsyeja e vonesës është të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse që t’u bëhen ballë temave të mëdha të vendit. Nuk është diçka e mirë për vendin kjo vonesë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Ndryshe, Haradinaj ka shkruar edhe në Facebook se ‘opinioni publik duhet ta mirëkuptojë koalicionin PAN pasiqë vonesat për krijimin e institucioneve kanë të bëjnë me përpjekjen e këtij koalicionit për të gjetur formulën e një ‘qeverie stabile’.
“Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë”, shkruan Haradinaj, transmeton Periskopi.
Ai thotë se partitë politike duhet të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës si dhe thotë se vendi nuk mund të mbahet peng i inateve dhe kalkulimeve.
Postimi i plotë i Haradinajt:
E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë.
E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.
E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.
Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.
Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.
Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!












