Haradinaj thotë se procesi i formimit të Qeverisë po shkon drejt finalizimit (Video)

Kandidati për postin e kryeministrit nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj, tha të hënën se po bëhen përpjekje që të formohet një qeveri me bazë më të gjerë, dhe, sipas tij, diskutimet janë fazën përmbyllëse. Ai tha se pret që në fund të […]

“I kemi dhënë përparësi dhe besoj në këtë dhe tashmë e vëreni edhe vet një qeverisjeje më të gjerë më gjithëpërfshirëse, proceset janë në finale dhe nuk dua të precizoj më shumë por janë në finale”, ka thënë Haradinaj për Zërin e Amerikës.

Që nga tre gushti partitë politike nuk po arrijnë të konstituojnë parlamentin e Kosovës për shkak të mungesës së votave për ta votuar kryetarin e parlamentit, post ky që i takon koalicionit fitues.

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës kundërshtojnë kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veseli, për kryetar të parlamentit.

Haradinaj tha se gjendja aktuale nuk do të zgjasë pakufi dhe u bëri thirrje partive politike që të ndihmojnë zhbllokimin e situatës. Ai tha se të gjitha subjektet parlamentare mbajnë përgjegjësi për bllokadën e krijuar në parlament.

“Konstituimi i parlamentit nuk është temë vetëm e koalicionit fitues. Gjetja e një preteksi pse nuk e konstituojmë parlamentin për një emër, cilido qoftë ai nuk tregon shumë realizëm, këtë të drejta ja ka dhënë gjykata dhe kushtetuta e ka paraparë për ta”, tha Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?