Haradinaj: Sulmi ndaj zonjës Stavileci, është një akt kriminal

Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështortes së ministrit Blerand Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kështu është shprehur i pari i AAK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, shkruan Periskopi. Ai ka ka kërkuar nga organet e rendit dhe të Ligjit ta bëjnë […]
Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështortes së ministrit Blerand Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kështu është shprehur i pari i AAK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, shkruan Periskopi.
Ai ka ka kërkuar nga organet e rendit dhe të Ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook:
Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj. Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.
Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri. RH












