Haradinaj për vdekjen e Rexhepit: Kosova humbi një njeri të përkushtuar

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushllime familjes dhe vendit për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, shkruan Periskopi. Ai më tej ka thënë se Kosova ka humbur një njeri i cili ka qenë i përkushtuar për lirinë dhe demokracinë e vendit, një mjek i shkëlqyer që ka ndihmuar […]
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushllime familjes dhe vendit për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, shkruan Periskopi.
Ai më tej ka thënë se Kosova ka humbur një njeri i cili ka qenë i përkushtuar për lirinë dhe demokracinë e vendit, një mjek i shkëlqyer që ka ndihmuar jetë njerzish në kohë lufte e paqe..
Ky është statusi i plotë i Rmush Haradinaj në rrjetet sociale:
Me dhimbje te thelle kemi marre lajmin per vdekjen e hershme te Bajram Rexhepit, nje figure te rendesishme politike ne vend. Kosova ka humbur nje njeri te perkushtuar per lirine e demokracine e saj, ish-kryeministrin e pare te saj qe ka udhehequr se bashku me forcat tjera politike ne vend me procesin e veshtire te rimekembjes se vendit, dhe nje mjek te shkelqyer qe ka ndihmuar jete njerezish ne kohe lufte e paqe. Ne keto caste te dhimbjes jemi bashke me familjen, miqte dhe bashkepunetoret e tij. . RH