Haradinaj për AKR-në: Mundësi për qeverisje me bazë më të gjerë

Haradinaj për AKR-në: Mundësi për qeverisje me bazë më të gjerë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj tha se deklarimet e AKR-së i sheh si një zhvillim të ri, dhe mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë. “Është një zhvillim i ri pra është një mundësia për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj tha se deklarimet e AKR-së i sheh si një zhvillim të ri, dhe mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë.

“Është një zhvillim i ri pra është një mundësia për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt kësaj mundësie, pra jemi në konsulta për me mujt me fillu me punë në këtë të enjte”, tha Haradinaj.

Këto komente i pari i AAK-së i ka bërë gjatë një konference për media ku është prezantuar i nominuari për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së , Rexhep Kadriu, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i kësaj komune.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media tha se ka nderin ta prezantoj Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit pasi që humaniteti i tij ndaj qytetarëve është më i gjerë se sa përgjegjësit e tij si nënkryetar.

“Është nder për mua të prezantoj kandidatin për kryetar nga Aleanca, për komunën e Gjilanit , që është inxhinier me profesion, ndërtimtar, që është një sipërmarrës i zoti, por edhe një koleg i mire në Aleancë që nga themelimi, tani edhe nënkryetar në komunën e Gjilanit, Rexhep Kadriu. Rexhep Kadriu në përgjegjësit e tij, në angazhimet e tij deri sot është shquar edhe për humanizmin e tij, për kujdesin ndaj qytetarëve, më gjerë se përgjegjësitë që i takojnë në komunë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, i nominuari nga radhët e AAK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu tha ai do t’ia ndryshojë fytyrën qytetit të Gjilanit dhe do t’ia kthejnë dinjitetin qytetarëve gjilanas.

Ai tutje tha se ata hyjnë fuqishëm me një listë kredibile në zgjedhjet lokale që do të mbahen për 22 tetor.

“Ne hyjmë fuqishëm, hyjmë me një listë kredibile. Njerëzit më të mirë të cilët I ka Komuna e Gjilanit janë të përfshirë në listën e Aleancës. Ne do të jemi fitues, do ta arrijmë këtë fitore do të udhëheqim me Gjilanin për shumë arsye sepse Gjilani realisht po hynë në hartën e Kosovës bashkë me kryeministrin Haradinaj i cili do të merr këto ditë shumë shpejtë përgjegjësitë e veta me udhëheq shtetin do të jetë edhe një ndihmesë e madhe për Anamoravën sepse rajoni i Anamoravës ka mbetur mbrapa me rajonet e tjera. Do ta ndryshojmë fytyrën e Gjilanit dhe do të ia kthejmë dinjitetin gjilanasve”, tha ai.

Ndryshe, sot është dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?