Haradinaj ka një premtim të madh: Qeveria do të krijohet brenda 10 ditëve

I nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova do të bëhet me Qeveri brenda 10 ditësh. I bindur në votën e AKR-së dhe në realizimin e Qeverisë me bazë të gjerë Haradinaj ka thënë se nuk do të përsëritet kriza e vitit 2014. Pas zgjedhjeve të 11 qershorit Haradinaj kishte […]

Në dymujorin e zgjedhjeve nacionale lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka krijuar një situatë të re politike në bllokadën e krijuar. Deklaratat e tij të fundit kanë bërë që edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, të japë edhe premtimin e tij të dytë brenda dy muajve. Premtimi i tij i parë se Qeveria do të bëhet në dy javët e para të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash ka mbetur në harresë. Por kjo nuk e ka penguar atë që të bëjë një tjetër premtim.

“Kosova do të bëhet me Qeveri brenda 10 ditësh”. Ky është zotimi i dytë i Haradinajt, duke besuar thellësisht në mbështetjen e liderit të AKR-së. Por një largim të mundshëm të AKR-së nga koalicioni LAA nuk e beson kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Sipas tij, Pacolli do t’i përmbahet marrëveshjes. Madje Mustafa ka thënë se Haradinaj nuk do të mundë ta formojë Qeverinë për dhjetë ditë, ashtu siç ka premtuar.

Në anën tjetër, lëvizja “Vetëvendosje” i ka bërë thirrje PAN-it që nëse i kanë votat ta formojnë Qeverinë sa më shpejt. Kurse, njohësit e çështjeve politike lëvizjet e fundit të kreut të AKR-së i shohin si kalim i kësaj partie te koalicioni PAN. Megjithatë, ata besojnë se edhe po të krijohet Qeveria, ajo do të jetë jetëshkurtër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?