Haliti flet rreth zhvillimeve të fundit në PDK dhe dorëheqjen e vëllezërve Buja

Haliti flet rreth zhvillimeve të fundit në PDK dhe dorëheqjen e vëllezërve Buja

Partia Demokratike e Kosovës kohen e fundit është përballur me akuza se po i mban peng institucionet dhe po e thellon Kosovën në krizë politike. Një gjë të tillë partia në fjalë e ka mohuar, e që u zotua se do të formojë institucionet shumë shpejt, por tash e më se dy muaj vendi ka […]

Një gjë të tillë partia në fjalë e ka mohuar, e që u zotua se do të formojë institucionet shumë shpejt, por tash e më se dy muaj vendi ka mbetur peng e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Nënkryetari I PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni i ka numrat dhe më 24 gusht kur edhe është caktuar seanca konsultative, do të zgjidhet Kadri Veseli kryeparlamentar, pasi nuk kanë tjetër emër.

“Ne e kemi propozu Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Deklaratën e Albin Kurtit nuk e kam lexu, nuk di kush çka bën aty, por ne nuk kemi diskut për asnjë kandidat tjetër dhe nuk ka ndonjë vendim tjetër. I kemi votat e mjaftueshme, dhe askush nuk ka nevojë të shkojë me alternativa”, ka thënë ai për Lajmi .net

I pyetur për të larguarit nga PDK-ja Ramë e Shukri Buja, Haliti ka thënë, se ka qenë vendim i tyre personal, pas mos pajtimeve me partinë.

“Për të larguarit nga PDK nuk kam çka të komentojë është e drejtë e tyre, të qëndrojnë apo të largohen. Normalisht që ata janë shokët tanë, kanë qenë dhe besoj që do të mbesin. Kanë pasur mos pajtime, të natyrave të ndryshme me partinë ose partia me ta. Unë nuk kam pas asnjëherë ndonjë mospajtim sa i përket raporteve personale, kështu që është një vendim i tyre, askush nuk u ka kërku të tërhiqen nga PDK-ja, veprimi i tyre është i vullnetshëm. Secili e zgjedh rrugën e vetën, edhe kur e kanë zgjedh rrugën për me qenë në PDK ka qenë në rregull”, është shprehur Haliti për largimet e fundit nga partia.

Haliti tha, se nuk ka përçarje të PDK-së në Skenderaj apo Drenas, veç siç tha ai, ka konkurrencë në kandidim.

“Nuk kemi diskutuar për përçarje, por kemi diskut dhe e dimë që ka konkurrencë në kandidim, andaj është krejtësisht normale konkurrenca. Njerëzit që dojnë të jenë pjesë e garës për pushtetin lokal, kanë besim në vetvete shoqëria e tyre ka besim në ta”, sqaroi ai.

Por, Haliti ua kujtojnë se partia ka rregulla dhe ato do të zbatohen, “nëse dy kandidatura ose pesë kandidatura, pesë persona kërkojnë të jenë kryetar të komunave nuk e shohë që është përçarje, ata vetëm dëshirojnë t’i shpërbëjnë qytetarëve dhe nuk shoh asgjë të keqe në të”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?