Haki Abazi: Shkoni pyetni pse autostrada për Shkup është kaq gjarpërore

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka ngritur si shqetësim ‘gjenocidin mjedisor’ që thotë se po bëhet nga ‘Fusha e Pajtimit’ deri në Han të Elezit, transmeton Periskopi. Abazi u drejtohet gazetarëve dhe medieve, të cilët sipas tij, duhet të pyesin se pse është aq gjarpërore, autostrada Prishtinë-Shkup. Thotë se […]
Abazi u drejtohet gazetarëve dhe medieve, të cilët sipas tij, duhet të pyesin se pse është aq gjarpërore, autostrada Prishtinë-Shkup. Thotë se ajo rrugë është kaluar nëpër tokat e pronarëve që kanë lidhje me njerëz të “fuqishëm” të Kosovës.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Miq gazetar dhe të tjera media
1.Shkoni shikojeni cfare po ndodhe të kodra e goleshit, pyetni banoret Ku eshte rruga e vjeter, pyetni ku eshte hekurudha, Kush po perfiton nga eksplorimi pa kriter
2.Shkoni shikojeni çfare po ndodhe ne autostraden Prishtiné -Shkup, pyetni pse eshte aq gjarperore dhe pse eshte lakuar per të kaluar neper tokat e Pronareve qe Kane lidhje me njerez të “fuqishem” të Kosoves. Pse ka qene dashte qe autostrada të kaloje neper token e privatizuar të fushes se pajtimit, pse nuk ka kritere per ndertimin e autstrades dhe pasojat mjedisore. Ne pjesen nga fusha pajtimit deri ne Han të Elezit eshte duke u bere gjenocid mjedisor.












