Gruaja e moshuar i del para grabitësit, dhunohet barbarisht dhe lihet pa ndjenja

Grabitet dhe dhunohet e moshuara në Belësh të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘Tafani” të këtij qyteti. Çifti i bashkëshortëve nuk ndodhej në vilën e grabitur në ato momente. E moshuara Naferit Tafani 70 vjeçe, ka qenë në oborr ndërsa bashkëshorti i saj Myslim Tafani […]
Grabitet dhe dhunohet e moshuara në Belësh të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘Tafani” të këtij qyteti. Çifti i bashkëshortëve nuk ndodhej në vilën e grabitur në ato momente. E moshuara Naferit Tafani 70 vjeçe, ka qenë në oborr ndërsa bashkëshorti i saj Myslim Tafani 72 vjeç kishte pak minuta që kishte dalë nga shtëpia. Vjedhja duket se ka qenë e mirorganizuar. Autorët duket se kanë studiuar më parë çiftin e të moshuarve dhe kanë shfrytëzuar pikërisht momentin kur në qendër të qytetit po zhvillohej një koncert i i madh festiv. Sipas dëshmitarëve okularë, vjedhja është realizuar nga dy persona. Njëri prej tyre ka hyrë brenda në shtëpi, ndërsa tjetri bënte roje dhe e priste me motor në anë të rrugës. Hajduti është pikasur pikërisht në çastin kur ai i kishte përvetësuar të hollat e ndoshta po kërkonte për të tjera. Por duket se është njoftuar se dikush po vinte drejt vilës ndaj ka dalë. Pikërisht në shkallët e banesës është përballur me të zonjën e shtëpisë të cilën e ka kërcënuar se nëse do të fliste do ta vriste. Pastaj e ka flakur në shkallë dhe është larguar.
Ngjarja
Naferit Tafani ka qenë në oborr kur i ka tërhequr vëmendjen një zhurmë dhe dritë e dyshimtë në vilën ngjitur të djalit. Ajo ka menduar se është kthyer bashkëshorti në shtëpi dhe ka shkuar për të verifikuar. Por aty është përballur me hajdutin. “Isha në oborr dhe pashë që në shtëpinë tjetër kishte zhurma dhe një dritë. Mendova se mos është bashkëshorti im. U afrova të shoh çfarë po bënte, por kur po ngjitesha te shkallët u përballa me një burrë të maskuar. Ai më kapi për shpatullash dhe më tha: Do të vras po fole! Pastaj më shtyu nga shkallët dhe unë rashë. Kaq mbaj mend”.
Duket se e moshuara ka lëshuar klithmë pikërisht në çastin kur ka rënë mbi shkallë. Kjo zhurmë ka tërhequr vëmendjen e komshinjve. Vajza e njërit prej komshinjve ka dalë nga shtëpia dhe ka parë se si një njeri është larguar me shpejtësi nga shtëpia e fqinjit dhe ka hipur në një motor që e priste në anë të rrugës. Ajo ka njoftuar të afërm të tjerë dhe kanë shkuar në shtëpinë ngjitur. Aty kanë gjetur pa ndjenja dhe të gjakosur në kokë të moshuarën. I kanë dhënë ndihmën e parë e më pas kanë njoftuar bashkëshortin e saj Myslim Tafani.
70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Verifikimet hetimore
Policia dhe një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet përkatëse. Nga verifikimet e kryera rezulton se hajduti ka marrë 2 milion lekë të vjetra që ndodheshin në një sirtar. I zoti i shtëpisë, Myslim Tafani është shprehur i revoltuar dhe kërkon zbulimin e autorëve. Sipas tij ata janë elementë kontingjent në zonë dhe njihen nga policia. “Policia e di se cilët janë keqbërësit në zonë. Ata gjithë ditën rrinë në bixhoz, lojëra fati apo bilardo. Ata na kanë studiuar se unë nuk kisha 5-6 minuta që u largova. Të isha në shtëpi do i kisha vrarë sepse kam çifte me leje. T`i kapë policia, ndryshe po i zbulova do t`i vras vetë”, shprehet i moshuari. Për rastin në fjalë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes”. Familja Tafani ka katër djem. Tre prej tyre ndodhen në emigracion në Itali. Dhe djali i tretë, që banon në Belsh bashkë me ata, ishte larguar gjatë muajve të verës për në shtetin fqinjë. Familjarët mendojnë se vjedhja është kryer nga ose me ndihmën e një personi që i njeh mirë familjarisht. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet
Referuar të dhënave që vijnë ngta policia e Elbasanit bëhet me dije se janë kaluar në sitën e hetimit të gjithë djemtë dhe burrat e fisit të çiftit të cilëve iu grabit shtëpia. Po ashtu janë marrë edhe të dhëna shtesë në lidhje me të gjithë personat që kanë hyrë dhe kabnë dalë ditëve të fundit në shtëpinë e çiftit Tafani ndërsa në dëshminë e dhënë prej tyre e kanë patur të vështirë të japin informacionin e duhur për policinë dhe prokurorinë. Burimet e policisë tregojnë se janë shoqëruar disa persona me precedentë të mëparshën në fsuhën e grabitjes. Mësohet se nuk është gjendur asnjë gjurmë gishtash të personave pasi ka dyshime që informacioni në lidhje me çështyjen e parave ka qenë i saktë dhë autori i krimit nuk ka vonuar shumë për të marrë paratë dhe për tu larguar në drejtim të paditur për policinë.












