Greqia ka një propozim të ri për Maqedoninë rreth çështjes së emrit

Greqia ka një propozim të ri për Maqedoninë rreth çështjes së emrit

Duke i rikthyer vizitën homologut të tij Dimitrov, me vizitën e tij më 31 gusht në Shkup, kreu i diplomacisë greke Kotzias kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm në përfundimin e negociatave për përfundimin e çështjes së emrit, që qëndron i pazgjidhur midis dy shteteve gati për 3 dekada. Edhe Koztias, si paraardhësit e […]

Duke i rikthyer vizitën homologut të tij Dimitrov, me vizitën e tij më 31 gusht në Shkup, kreu i diplomacisë greke Kotzias kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm në përfundimin e negociatave për përfundimin e çështjes së emrit, që qëndron i pazgjidhur midis dy shteteve gati për 3 dekada.

Edhe Koztias, si paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Jashtme, do të shkojë në Shkup nëpërmjet Selanikut, pasi aeroporti i tij mban emrin e Aleksandrit të Madh.

Pikërisht një nga kërkesat e para të Athinës zyrtare, në mënyrë që të rikthejë në normalitet marrëdhëniet me fqinjin e saj verior, është heqja e emrit të këtij aeroporti, si dhe të disa rrugëve që mbajnë emrin e strategut të madh, siç kishte pohuar vet ministri i Jashtëm i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Athinë, për emrin e autostradës që lidh veriun me jugun e vendit.

Siç thekson gazeta e djathtë greke “Demokracia”, Kotzias shkon kësaj here në Shkup për të testuar nëse ka vullnet nga pala tjetër dhe sjell një propozim të ri ndaj qeverisë “Zaev”, e cila e shihte me pozitivitet në fillim kërkesën e Athinës për prishjen e monumenteve të Aleksandrit të Madh, por ka nxjerrë si shkak për mosrealizimin, mungesën e fondeve.

Kështu që, sipas gazetës, Kotzias pritet të ofrojë një ndihmë ekonomike, të cilën Greqia do e sigurojë pranë BE-së, duke marrë përsipër shembjen e statujave të Aleksandrit të Madh, kudo ato ndodhen në Shkup.

Gjithsesi, Athina nuk pret rezultate të menjëhershme nga kjo vizitë, pasi sipas qarqeve diplomatike, qeveria e re e Zaevit, me një shumicë të brishtë në Parlament, ka para saj zgjedhjet lokale të tetorit dhe do të ketë nga ana e saj vetëm deklarata për rikthimin e besimit politik ndaj fqinjëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?