Greqia e shqetësuar që Serbisë nuk po i pëlqen marrëdhënia Kosovë-Maqedoni

Diplomatët grekë janë shqetësuar për zhvillimet e fundit në Ballkan pasi Serbia tërhoqi tërë stafin e vet nga ambasada e saj në Shkup. Gazeta online Kathimerini thekson se Beogradi duket i zemëruar, sepse Shkupi po përmirëson marrëdhëniet me Prishtinën. Kjo gazetë vlerëson se mosmarrëveshja erdhi në momentin kur Maqedonia është duke u përpjekur për të […]

Gazeta online Kathimerini thekson se Beogradi duket i zemëruar, sepse Shkupi po përmirëson marrëdhëniet me Prishtinën.

Kjo gazetë vlerëson se mosmarrëveshja erdhi në momentin kur Maqedonia është duke u përpjekur për të ringjallur kandidaturën e vet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Gazeta greke kujton se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka formuar një qeveri koalicioni me shqiptarët në qershor, gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve.

Qeveria maqedonase njoftoi më parë se kur të vendoset për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ajo do të marrë parasysh pikëpamjet e shumicës së vendeve të BE-së, edhe pse Zaev më herët kishte thënë se Shkupi do të jetë neutral në votim.

Sot, sipas Kathimerinit, “makfax” njoftoi se Qeveria e Maqedonisë ka përgatitur një propozim për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke shtuar se kjo është një arsye pse Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka tërhequr stafin e ambasadës në Shkup në konsultime urgjente në Beograd. / Koha

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?