Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Shtime

Dy viktima meshkuj punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para, transmeton Indeksonline. Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes është […]
Dy viktima meshkuj punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para, transmeton Indeksonline.
Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/












