Gorbaçov: Putin dhe Trump të gjejnë gjuhën e përbashkët

Gorbaçov: Putin dhe Trump të gjejnë gjuhën e përbashkët

Ish-presidenti dhe udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, deklaroi se lideri amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin duhet të gjejnë konsensusin sa nuk është vonë. ”Rekomandimi im për dy liderët është që mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”, theksoi Gorbaçov për AA. Ai foli për tensionet diplomatike mes SHBA-së […]

Ish-presidenti dhe udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, deklaroi se lideri amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin duhet të gjejnë konsensusin sa nuk është vonë.

”Rekomandimi im për dy liderët është që mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”, theksoi Gorbaçov për AA.

Ai foli për tensionet diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë që kohët e fundit kanë njohur sërish rritje.

“Në periudhën kur erdha në detyrë marrëdhëniet mes dy vendeve ishin vetëm akuza dhe polemika reciproke”, është shprehur Gorbaçov duke shpjeguar se përafërsisht 40 vite para se të rrëzonte murin e Luftës së Ftohtë ka qenë i ekspozuar ndaj debatit jodiplomatik.

Duke tërhequr vëmendjen se në diplomaci ka një rëndësi të madhe mosrefuzimi i hapave kundrejt rregullimit të marrëdhënieve dhe durimit, Gorbaçov tha se “fillimisht ish-presidenti amerikan Ronald Reagan më vështronte me një ndjenjë superioriteti. Por unë i thashë se ai nuk ishte mësuesi im. Kjo ishte një shprehje që e dobësoi palën përballë”.

“Dikur, për shkak të situatës shkatërruese në politikë ne me amerikanët kishim arritur në pragun e një lufte nukleare. Një luftë e tillë do të shkatërronte çdo gjë mbi tokë. Por, për fat të mirë liderët e dy vendeve arritën të ndërgjegjësoheshin për rrezikun e madh që nisi të formohej me armatosjen nukleare”, thotë ai.

Pasi ka theksuar se edhe në situatën më të vështirë politike duhet të realizohen vazhdimisht takime të ndërsjella dhe duhet të kërkohen dyer të hapura për dialog, Gorbaçov, është shprehur se “liderët amerikanë dhe rusë duhet të drejtohen drejt rrugës së konsensusit pa qenë vonë. Rekomandimi im për dy liderët është që të mos krijojnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?