GLSP: Mungon llogaridhënia e institucioneve të pavarura

GLSP: Mungon llogaridhënia e institucioneve të pavarura

Grupi për Studime Juridike dhe Politike të shtunën ka prezantuar për herë të parë analizën e politikave“Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavarura në Kosovë”, të cilat i raportojnë Kuvendit, ku del se problem kryesor mbetet transparenca e rregullatorëve. Albana Rexha nga GLSP ka prezantuar gjetjet kyçe lidhur me dimensionin e llogaridhënies të secilit rregullator, ndërsa […]

Grupi për Studime Juridike dhe Politike të shtunën ka prezantuar për herë të parë analizën e politikave“Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavarura në Kosovë”, të cilat i raportojnë Kuvendit, ku del se problem kryesor mbetet transparenca e rregullatorëve.

Albana Rexha nga GLSP ka prezantuar gjetjet kyçe lidhur me dimensionin e llogaridhënies të secilit rregullator, ndërsa ka thënë se për studim kanë zgjedhur vetëm institucionet e pavarura rregullatore, ndërsa është shprehur se indeksi i përgjithshëm i llogaridhënies së rregullatorëve është 0.54, duke treguar kështu një indeks të përgjithshëm pak më të lartë se 50 përqind.

 

“Bazuar në këtë matje të indexit të llogaridhënies që GLPS ka bërë në Kosovë, del se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale, kanë indeksin e llogaridhënies më të ulëtin, përkatësisht kanë 0.36 indeks të llogaridhënies. Kurse, Autoriteti i Shërbimeve të Ujit del se ka indeksin e llogaridhënies më të lartin 0.79. Në mesatare, indeksi i llogaridhënies të këtyre rregullatorëve të tregut në Kosovë del të jetë 0.56”, tha ajo.

Më tej, ajo ta shpjeguar se përkundër faktit se indeksi i llogaridhënies është mbi mesataren dhe reflekton probleme të shumta me rregullatorët.

 

“Problemi parësor që del nga ky indeks i llogaridhënies është mungesa e mekanizmave sanksionues nga ana e komisioneve parlamentare, pra kur rregullatorët e tregut raportojnë në komisione të ndryshme në Parlament, edhe në momentin kur raporti i tyre vjetor nuk aprovohet, komisionet parlamentare nuk kanë mundësi të sanksionojnë këta rregullatorë. Së dyti, matja e performancës së tregut të cilën ata rregullatorë e monitorojnë dhe duhet të raportojnë, del se në shumicën e rasteve në Kosovë nuk e prodhojnë një raport të tillë. Së treti ekziston një mungesë e një qasje strategjike të konsultimeve publike… dhe nën katër, shumica e rregullatorëve nuk kanë kod të mirësjelljes”, tha ajo.

Për problemet kryesore që GLSP ka identifikuar ka nxjerrë edhe një numër të rekomandimeve si ndryshimet legjislative që Kuvendi duhet të bëjë që të imponojë mekanizma sanksionimi për rregullatorët e tregut, të gjithë rregullatorët duhet të miratojnë një qasje të strukturuara për konsultimet publike, të gjithë rregullatorët duhet të jenë në gjendje të prodhojnë vlerësime periodike të performacës së tregjeve të tyre.

Ndryshe, rregullatorët e studiuar nga GLSP janë: Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, Autoriteti i Aviacionit civil, Autoriteti Rregullues i Hekurudhave, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Komisioni i Pavarur i Mediave, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë si dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare./N.Jakupi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?