Gjykata burgos ish-edukatoren e kopshtit famëkeq në Tiranë

Gjykata burgos ish-edukatoren e kopshtit famëkeq në Tiranë

Rreth nëntë muaj pas shpalljes fajtore të Anjeza Shabanit për “keqtrajtim të të miturve”, në kopshtin privat të administruar prej saj, Gjykata e Tiranës dënon një tjetër edukatore të atij institucioni. Ish-edukatorja e kopshtit “Diren”, Elona Turdiu, u shpall e fajshme për të njëjtën akuzë, të konsumuar në dëm të tre fëmijëve të mitur. Sipas […]

Rreth nëntë muaj pas shpalljes fajtore të Anjeza Shabanit për “keqtrajtim të të miturve”, në kopshtin privat të administruar prej saj, Gjykata e Tiranës dënon një tjetër edukatore të atij institucioni.

Ish-edukatorja e kopshtit “Diren”, Elona Turdiu, u shpall e fajshme për të njëjtën akuzë, të konsumuar në dëm të tre fëmijëve të mitur. Sipas vendimit të shpallur më 18 korrik 2017, e pandehura u dënua me 6 muaj burg.

E pandehura Turdiu është gjykuar pa masë sigurie, në gjendje të lirë. Procedimi penal ndaj saj nisi pas publikimit në programin “Stop” të pamjeve filmike që denonconin dhunën ndaj të miturve në kopshtin privat në fjalë.

Përmes avokatit të saj mbrojtës, e pandehura mbajti qëndrim mohues në lidhje me akuzën dhe kërkoi pafajësi.

HISTORIA

Referuar vendimit të gjykatës, e pandehura Turdiu ka ushtruar profesionin e edukatores në kopshtin privat deri në muajin mars të vitit 2016.

Sipas Gjykatës, në shtator të vitit 2015, në këtë kopsht është regjistruar fëmija me iniciale R. A. dhe e pandehura ka qenë edukatorja e tij. Rreth muajit janar të vitit 2016, prindërit e tij kanë konstatuar në një rast se djali i tyre kishte shenja dhune në trup, në shpinë dhe kofshë.

Dëmtimet mund të ishin shkaktuar nga pickimet, goditjet me shpulla, apo kapjet me duar. Pas kësaj ata kanë shkuar në kopshtin privat, ku kanë marrë kontakt me administratoren, si edhe të pandehurën Turdiu, të cilët i kanë pyetur në lidhje me shenjat e dhunës të konstatuara në trupin e fëmijës së tyre të mitur.

Ato kanë mohuar faktin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës së mitur, duke pretenduar se shenjat në trupin e tij mund të ishin të vrara kur ai kishte luajtur me lodra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?