Gjenerali çek paralajmëron BE-në: Kujdes nga terroristët e Ballkanit

Gjenerali çek paralajmëron BE-në: Kujdes nga terroristët e Ballkanit

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Çekisë paralajmëroi se BE-ja nuk po i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor dhe kështu po lejon që në këtë rajon terroristët të këndellen. “Ne po merremi me një pjesë krejtësisht tjetër të Evropës, do të thotë, Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Ballkanit që nga heshtja luftërave […]

“Ne po merremi me një pjesë krejtësisht tjetër të Evropës, do të thotë, Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Ballkanit që nga heshtja luftërave të viteve të nëntëdhjeta, kemi pushuar t’i kushtojmë vëmendje, sidomos në fushën e sigurisë”, tha për mediet çeke, Jiri Sedivy.

“Problemi i Ballkanit është se krijon një mjedis të sigurt ku mund të krijohen celulat terroriste, atje mund të përgatiten, mund të kenë qendrat e tyre të logjistikës dhe sfond për t’u mundësuar atyre për të sulmuar dhe në të njëjtën kohë të pushojnë nga operacionet e komplikuara në Evropën Perëndimore,” tha Sedivy.

Gjenerali Çek theksoi se shërbimet e inteligjencës gjermane dhe austriake paralajmëruan në vitin e fundit se rajoni i Ballkanit është radikalizuar jashtëzakonisht, dhe se problem paraqet fakti se myslimanët e Ballkanit janë cak i regjimeve të ndryshme islamike në Lindjen e Mesme, transmeton zeri.info.

General Sedivy, ka thënë se qeveria e tanishme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë nuk janë mjaft të efektshme të mjaftueshme për t’u marrë me fenomenin e radikalizimit islamik që është zvarritur që nga luftërat jugosllave të viteve të nëntëdhjeta.

Kosova vazhdimisht po lufton me problemet ekonomike, ka papunësi të madhe. E tëra kjo përbën bazë pjellore që radikalizmi të forcohet dhe zgjerohet vazhdimisht”, tha Sedivy.

Gjenerali paralajmëroi se është e domosdoshme që Republika Çeke t’i kushtojë vëmendje Ballkanit, sepse terroristët islamikë, kur Perëndimi të përforcojë në mënyrë drastike masat e sigurisë, do të drejtohen për në vende të tjera, në Evropën Qendrore, ku nuk ka pasur asnjë sulm dhe ku masat e sigurisë nuk janë aq të theksuara, kurse Ballkani është vetëm pak orë me makinë deri në kufirin çek.

“Ne thjesht duhet të dimë se çfarë po ndodh në këto dy vende, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe ndoshta në Maqedoni, dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të barabartë problemit të terrorizmit në Evropën Perëndimore”, tha ish-shefi i Ushtrisë çeke./Zeri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?