Gjenden kufomat e tre alpinistëve të zhdukur para 20 vitesh

Kufomat e tre alpinistëve, për të cilët besohet se humbën jetën para më shumë se dy dekadave, janë gjetur në anën italiane të Mont Blanc, majës më të lartë të Evropës Perëndimore, njoftoi policia. “Akullnaja në mënyrë konstante lëvizte dhe mund të konstatojmë se vdekje ka ndodhur rreth vitit 1995”, tha zëdhënësi i shërbimit alpin […]
Kufomat e tre alpinistëve, për të cilët besohet se humbën jetën para më shumë se dy dekadave, janë gjetur në anën italiane të Mont Blanc, majës më të lartë të Evropës Perëndimore, njoftoi policia.
“Akullnaja në mënyrë konstante lëvizte dhe mund të konstatojmë se vdekje ka ndodhur rreth vitit 1995”, tha zëdhënësi i shërbimit alpin të shpëtimit në rajonin veriperëndimor italian Val d’Aoste.
Sipas shkrimeve të mediave italiane, kufomat i ka gjetur një alpinist francez. Aksioni i nxjerrjes së kufomave të alpinistëve të lidhur me litar përfundoi me sukses.
Në majën më të lartë të Alpeve në perëndim të Evropës, që gjendet në kufi me Francën dhe Italinë edhe më tej kërkohen viktimat në mesin e alpinistëve.












