Gazetari “pro rus” rrëfen për arrestimin në Kosovë: Bustet e heronjve të UÇK-së janë monstra

Gazetari “pro rus” rrëfen për arrestimin në Kosovë: Bustet e heronjve të UÇK-së janë monstra

Gazetari estonez Rodion Denissov i cili së bashku me bashkëshorten e tij Vera dhe kolegun letonez Juri Georgijeviq u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë pasur informacione se ata kanë ardhur për të shpërndarë propagandë pro-ruse, ka folur për mediat në Estoni duke thënë se vizita e tij në […]

Ai i ka thënë medieve atje se Kosovën e ka vizituar disa herë por nuk ka hasur asnjëherë në probleme.

“Këtë herë doja ta vizitoja disa miq të mi serb në Kosovë dhe planifikoja që të shkruaja disa artikuj për revistën time. Kam shkruar shpesh për Kosovën dhe këto storie kanë qenë shumë popullore”, ka thënë Denissov për gazetën “Delfi.ee”, raporton Insajderi.

Denissov ka thënë se po qëndron tek disa miq të tij në Serbi dhe se të premten do të kthehet në Estoni

Denissov ka udhëtuar në Kosovë me bashkëshorten e tij dhe një gazetar letonez Juri Aleksejev i cili punon për kanalin RTKplus. Me ta ishin edhe disa gazetar rus nga Voogda por ata nuk ishin lejuar të hynin në Kosovë.Të tretë thonë se kanë udhëtuar nëpër Kosovë për të parë stilin e jetës.

“Kemi vizituar kishat për shembull dhe kemi folur me priftërinjtë”, ka thënë Denissov.

Por në Facebook, saktësisht në profilin e tij në këtë rrjet social. Denissov ka shkruar shumë keq për Kosovën dhe saktësisht për monumentet e heronjve të luftës së fundit, UÇK-në.

Ai për mediat estoneze ka thënë se Policia e Kosovës i ka torturuar gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor duke i akuzuar si gazetar pro-rus.

Denissov ka thënë se i ka treguar Policisë së Kosovës se ai është gazetar evropian dhe se nuk ka asgjë të bëjë me Rusinë.

“Por ata nuk e kuptonin dhe thonin se po bëjë propagandë”, ka thënë ai.

Denissov ka kritikuar edhe Ministrinë e Jashtme të Estonisë.

“Asnjë diplomat nuk na ka kontaktuar. Sidoqoftë e kishim të ndaluar nga policia që të kontaktojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Denissov, raporton Insajderi.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës i ka detyruar ata që të nënshkruar një dokument në gjuhën shqipe edhe pse në fillim ata kanë kërkuar që të përkthehet.

“Pas kësaj na kanë liruar duke na dërguar tek kufiri me Serbinë”, ka thënë Denissov.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?