Ganimete Musliu shkruan diçka për Glauk Konjufcën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka quajtur deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufca bandit i cili sipas saj, nuk ka të drejtë si arrogant të flet në Kuvend se kush mund të bëhet kryetar i legjislativit. Statusi i plotë i deputetes Musliu: “Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë, […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka quajtur deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufca bandit i cili sipas saj, nuk ka të drejtë si arrogant të flet në Kuvend se kush mund të bëhet kryetar i legjislativit.
Statusi i plotë i deputetes Musliu:
“Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë, për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve, të drejtën kushtetuese se kush duhet të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe për të përcaktuar fatet e njerëzve. Glauk ti dhe banda jote kriminale Vetëvendosje e mollotoviqëve mund t’i bëni këto lojëra me të tjerët dhe Isa Mustafën që e keni shti nen kthetra, por je shumë i vogël bashk me banditët tjere të vegjël me na përcaktu neve udëeheqësit tanë. Nuk ka mujt Serbia me na diktu e po mundet rrogaqësia e juaj të na diktoj agjendën e institucioneve tona”, ka shkruar Musliu në profilin e saj në Facebook.












