Frashër Krasniqi tregon ku dallojnë aksionet e aktivistëve të VV’së me ato të militantëve të PDK’së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një statusi në facebook I është përgjigjur rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i ndalën fjalën Shpend Ahmetit gjatë përurimit të parkut rekreativ sportiv në Prishtinë. Krasniqi u rikujtoi aktivistëve të PDK-së, se VV i ka prishur me aksione disa ngjarje të pushtetit që kishin rëndësi […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një statusi në facebook I është përgjigjur rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i ndalën fjalën Shpend Ahmetit gjatë përurimit të parkut rekreativ sportiv në Prishtinë.
Krasniqi u rikujtoi aktivistëve të PDK-së, se VV i ka prishur me aksione disa ngjarje të pushtetit që kishin rëndësi më të madhe se ngjarja e sotme.
Sipas tij, zhvillimin e Prishtinës nuk mund ta ndalin.
Ky është postimi i plotë:
Veç mos harroni që aktivistët e VV i kanë prishur me aksione simbolike ngjarjet e pushtetit që lidheshin me privatizimin, negociatat, demarkacionin, etj.
Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Por kjo gjithmonë mbetet në nivel tentimi, sepse zhvillimin e Prishtinës nuk munden më me e ndalë 🙂













