Frashër Krasniqi: Ky rast nuk përfundon me kaq, drejtësinë për Astrit Deharin do ta çojmë deri në fund

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka folur pas vendimit të Gjykatës që ai dhe tre aktivistët e tjerë të lirohen nga paraburgimi. Krasniqi ka shkruar se urgjentisht duhet të lirohet edhe Atdhe Arifi, për të cilin u vendos arrest shtëpiak. Ai tutje shkruan se ky rast nuk do të përfundojë me kaq, duke […]
Krasniqi ka shkruar se urgjentisht duhet të lirohet edhe Atdhe Arifi, për të cilin u vendos arrest shtëpiak.
Ai tutje shkruan se ky rast nuk do të përfundojë me kaq, duke thënë se drejtësinë për Astrit Deharin do ta çojnë deri në fund.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
‘’Gjykata vendosi qe mua Adean dhe Egzonin te na lejoje ne liri, kurse Atdheun e ktheu nga paraburgimi ne arrest shtepiak.
Urgjentisht duhet te lirohet edhe Atdheu.
Ky rast nuk perfundon me kaq. Drejtesine per Astritin do ta qojme deri ne fund.’’/Periskopi/












