Frashër Krasniqi: Kadri Veseli ka të drejtë që është i shqetësuar, e di mirë se ku do të përfundojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i është përgjigjur fjalimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në vazhdimin e seancës konstituive, i cili hodhi disa akuza kundër VV-së. Krasniqi, në Facebook shkruan se Veseli është me të drejtë i shqetësuar sot, sepse sipas tij, e di mirë se ku do të përfundojë pas humbjes së […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i është përgjigjur fjalimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në vazhdimin e seancës konstituive, i cili hodhi disa akuza kundër VV-së.
Krasniqi, në Facebook shkruan se Veseli është me të drejtë i shqetësuar sot, sepse sipas tij, e di mirë se ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit.
Komenti i plotë:
Na akuzoi që do ti sjellim Kosovës ditë të zeza, ndërkohë që krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.
Na akuzoi per terrorizëm, ndërkohë që e terrorizuan këtë vend duke e vjedhur e keqpërdorur.
Na akuzoi se do ta kthejmë Serbinë, ndërkohë që i ka rënë në gjunjë Listës Srpska.
Kadri Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot. Ai e di ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit.












