Franca kthen 30 azilkërkues shqiptarë

Franca kthen 30 azilkërkues shqiptarë

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda, nga Rinasi përcolli një mesazh për qytetarët shqiptarë që tentojnë të udhëtojnë në vendet e BE-së, duke theksuar se shanset për të përfituar azil janë zero. Zv.ministrja e bëri këtë deklaratë nga Rinasi, ku këtë të mërkurë u bë riatdhësimi i 30 shqiptarëve nga Franca.  “Jemi […]

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda, nga Rinasi përcolli një mesazh për qytetarët shqiptarë që tentojnë të udhëtojnë në vendet e BE-së, duke theksuar se shanset për të përfituar azil janë zero.

Zv.ministrja e bëri këtë deklaratë nga Rinasi, ku këtë të mërkurë u bë riatdhësimi i 30 shqiptarëve nga Franca.

 “Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t’u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero. Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero. Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t’u cënohet.”

Ky është avioni i tretë charter me shqiptarët të riatdhësuar teksa, një tjetër pritet brenda pak ditesh.

Ndërkohë edhe policia e shtetit ka marrë një plan masash, për të monitoruar lëvizjet e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë, për të forcuar kontrollin kufitar. Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj e vetmja mënyrë  për të gjithë ata shtetas që duan të gjejnë punë në vendet e BE-së, është rruga ligjore.

Fjala e zv/ministres se Brendshme. 

Rovena Voda: Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri.

Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t’u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.

Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t’u cënohet.

Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.

Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë.

Në kuadër të kësaj edhe Policia e Shtetit ka marrë një plan masash, ka nxjerrë disa urdhëra për të monitoruar lëvizjet e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë,  por ky shqetësim i ngritur nga vendet e BE-së sigurisht që nga ne, nga shteti Shqiptar, ka angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të Policisë Kufitare të shtetit Shqiptar, që do të monitorohet me shumë përgjegjësi lëvizja e shtetasve, por duam që edhe vetë qytetarët të ndërgjegjësohen që lëvizja e tyre duhet të jetë në përputhje me rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ua kërkojmë, ua çojmë këtë mesazh ndërgjegjësimi të gjithë shtetasve shqiptarë për të mos cënuar, e theksoj dhe një herë, për të mos rrezikuar atë që ne arritëm me shumë mund, lëvizjen tonë të lirë brenda kufijve të BE.

Urdhëri i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pikërisht ka të bëjë me forcimin e masave të kontrollit kufitar.

Urdhër ky i nxjerrë në zbatim të ligjit të ri për kufirin, nxjerrë në vitin 2016 , ka hyrë në fuqi në vitin 2016 dhe pikërisht në vazhdën e zbatimit të ligjit të ri i cili është i përafruar me atë të BE-së, por edhe në kuadër edhe të respektimit të kushteve të lëvizjes së shtetasve Shqiptarë në zonën Schengen, pikërisht ky urdhër pra, vjen me një sërë masash për të forcuar kontrollin kufitar por gjithmonë unë e theksoj duke ruajtur balancën e së drejtës për lëvizje të lirë.

Sigurisht që do të ketë kontrolle, do të jenë më të imëta. Sigurisht një objekt më i rëndësishëm i kontrollit do të jenë shtetasit inad dhe ata të depërtuar, do të këtë kontrolle më të shumta ndoshta në vijën e dytë të kontrollit për shtetasit që mund të dalin të dhëna nga sistemi pra sistemi TIMS, por asgjë e jashtëzakonshme.

Ndoshta dhe zhurma që kemi dëgjuar në media që po cënohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë nuk është e vërtetë, thashë gjithçka është konform ligjit që kemi ne për kontrollin kufitar, i përafruar me legjislacionin e BE-së por edhe konform siç thashë, të gjitha masave të lëvizjes së lirë të shtetasve brenda zonës Schengen.

Mos kërkoni azil brenda vendeve të BE,

Shanset për azil janë zero.

Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Të gjithë ata shtetas që pretendojnë një shkollin më të mirë, që duan të gjejnë punë, kanë të gjitha mundësitë ligjore, rrugët ligjore për të kërkuar diçka të tillë në vendet e BE-së.

/Oranews.tv/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?