Flet Sami Lushtaku, tregon se a do të bëhet Haradinaj kryeministër dhe Veseli kryeparlamentar

Flet Sami Lushtaku, tregon se a do të bëhet Haradinaj kryeministër dhe Veseli kryeparlamentar

Kryetari i komunës se Skenderajt, Sami Lushaku shprehet i bindur se qeveria e ardhshme do të formohet nga koalicioni PAN. Ish komandanti i UÇK-së, për zonën e Drenicës thotë se nuk ka dilema se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i vendit. Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Lushtaku ka thënë se edhe […]

Ish komandanti i UÇK-së, për zonën e Drenicës thotë se nuk ka dilema se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i vendit.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Lushtaku ka thënë se edhe PDK ka miqtë të saj në partitë tjera të cilët do t’i ndihmojnë në krijimin e qeverisë.

“Një gjë e di, qeveria do të bëhet sigurt dhe këtu nuk ka dilema. Kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.  Edhe ne i kemi miqtë tanë të shoh a do të na bashkohet dikush”, ka thënë Lushtaku.

Duke folur për kundërshtimin e kandidaturës se Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit nga ana e Vetëvendosjes dhe LDK-së, Lushtaku ka thënë se Veseli beson dhe duhet të jetë kryetar i Kuvendit.

“Detyra e partive politike dhe e oponentëve politik është me ulë PDK-në, por kjo është e pamundur. PDK është parti e fortë dhe Kadri Veseli besoj dhe duhet të jetë kryetar i Kuvendit”, ka shtuar ai.

Sa i përket mundësisë qe AKR t’i bashkohet koalicionit PAN, ai ka thënë se Pacollin e ka mik të mirë, por ka thënë se miqësia nuk përzihet me këtë punë.

Krejt në fund, Lushtaku ka folur edhe për mundësinë qe t’i hyjë sërish garës për kryetar të Skenderajt.

“Ende nuk kam vendos. Me dëshirën time jo. Por, e kam thënë publikisht me dëshire iu kisha kthy familjes, por nëse është vendim i partisë unë jam në PDK dhe i respektoj vendimet e saj”, ka theksuar Lushtaku.

Sot, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim me mandatarin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn. E, në një intervistë për televizionin publik, i pari i AKR-së, ka thënë se nuk mund ta mbaj vendin të bllokuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?