Flet i riu që u kap me Blerand Stavilecin në Facebook: Po kërcënohem edhe nga truprojat e PDK-së (Foto)

Ministri në ikje nga PDK, Blerand Stavileci ka shpërthyer sot në gjuhë të ashpër, ofenduese e kërcënuese ndaj një komentuesi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Valmir Mjekiqi, i cili u përplas me ministrin Stavileci, për Periskopin thotë se pas përplasjes me të është duke marrë dhjetëra kërcënime përmes Facebook-ut e formave tjera të […]
Ministri në ikje nga PDK, Blerand Stavileci ka shpërthyer sot në gjuhë të ashpër, ofenduese e kërcënuese ndaj një komentuesi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Valmir Mjekiqi, i cili u përplas me ministrin Stavileci, për Periskopin thotë se pas përplasjes me të është duke marrë dhjetëra kërcënime përmes Facebook-ut e formave tjera të komunikimit.
Ai thotë se po kërcënohet e po ofendohet vazhdimisht nga njerëz të PDK-së.
“Po, po – deri tash 100 veta m’kanë ofendu dhe ndihem i kërcënum por nuk tutem”, thotë ai.
Sipas tij, ministri Stavileci reagoi me ofendime e kërcënime ndaj tij, pasi që ai ndërhyri duke e këshilluar ministrin që të mos e shaj një të ri, me të cilin kishte filluar zënkën më herët.
“E ofendojke një të ri. Veç i thashë që nëse je ministër nuk je kërkush, ai më lypi fer”, tregon Mjekiqi.
Mjekiqi thotë se po kërcënohet edhe nga truprojat e PDK-së.













