Flet policia, asnjë i arrestuar për sulmin ndaj Kamenicës – edhe pse ai akuzon dajën e kryetarit (Video)

Biznesmeni Ismet Kamenica nga Ferizaj është rrahur sot nga disa njerëz, ende të paidentifikuar nga Policia, edhe pse vet ai ka drejtuar gishtin drejt të afërmve të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa. Kamenica në një intervistë për televizionin lokal “Tema” thotë se sot u rrah nga daja i Sfarqës, Gani Leskovci dhe disa […]
Biznesmeni Ismet Kamenica nga Ferizaj është rrahur sot nga disa njerëz, ende të paidentifikuar nga Policia, edhe pse vet ai ka drejtuar gishtin drejt të afërmve të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
Kamenica në një intervistë për televizionin lokal “Tema” thotë se sot u rrah nga daja i Sfarqës, Gani Leskovci dhe disa të tjerë, familjarë të kryetarit Sfarqa, shkruan Periskopi.
Por Policia në komunën e Ferizajt nuk ka arritur ende të arrestojë asnjë të dyshuar lidhur me rastin, edhe pse Kamenica adreson qartë dhunuesit e dyshuar.
I kontaktuar nga Periskopi, togeri Agim Gashi thotë se lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë person deri tani.
“Është hap rasti, është njoftu prokurori dhe rasti shkon në gjykatë. Nuk ka të arrestuar deri tani”, tha ai për Periskopin.
Ndërkohë, ndaj akuzave të biznesmenit Kamenica ka reguar edhe Sfarqa, duke thënë se nuk merr pëgjegjësi për veprimet e dajallarëve të tij – dhe se akuzat e Kamenicës janë shpifje, për çka thotë se do të ngris padi në gjykatë. /Periskopi/












