Flet gjilanasi që rrezikon 3 vjet burg pasi lidhi hajnin (Video)

Flet gjilanasi që rrezikon 3 vjet burg pasi lidhi hajnin (Video)

Enver Avdyli rrezikon burgim deri në tri vjet për një arsye të pazakontë. Në prill të këtij viti, kur po kthehej në shtëpinë e tij, ai takoi dy persona të panjohur teksa po dilnin nga dritarja e shtëpisë. Ai thotë se i ndoqi, arriti ta kapë njërin, të cilin e lidhi me litar. Avdyli thotë […]

Enver Avdyli rrezikon burgim deri në tri vjet për një arsye të pazakontë.

Në prill të këtij viti, kur po kthehej në shtëpinë e tij, ai takoi dy persona të panjohur teksa po dilnin nga dritarja e shtëpisë.

Ai thotë se i ndoqi, arriti ta kapë njërin, të cilin e lidhi me litar.

Avdyli thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj personit që e kapi në oborr të shtëpisë, por prokurorja e rastit, Leonora Shemsiu – Kadriu, e ka njoftuar atë se ka bërë shkelje të ligjit gjatë veprimit në raport me të dyshuarin për vjedhje.

Por, kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, nëpërmjet telefonit, i ka dhënë KTV’së një tjetër version për ngjarjen.

Sipas tij, tashmë i dyshuari Enver Avdyli nuk e ka lajmëruar policinë në momentin që e ka kapur këtë person.

“E ka zënë 100 metra larg shtëpisë, e ka lidhur, e ka tërhequr zvarrë deri në oborr dhe e ka goditur. Policia është lajmëruar nga fqinjët e tij. Natyrisht se ne kemi hapur hetime për të dyja palët. I dyshuari për vjedhje tashmë është dënuar”, ka thënë prokurori Maloku.

Sipas tij, Enver Avdyli është dashur menjëherë ta thërrasë policinë dhe t’ua dorëzojë të dyshuarin atyre.

Avdyli thotë se në shtëpinë e tij janë vjedhur gjësende në vlerë deri 1 mijë euro, derisa i dyshuari për vjedhje është dënuar me 400 euro gjobë dhe 7 muaj burgim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?