Flet edhe kryeprokurori: Ja çka ka ndodhur me nënën, së cilës iu mbyt foshnja në Viti

Flet edhe kryeprokurori: Ja çka ka ndodhur me nënën, së cilës iu mbyt foshnja në Viti

Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku demantoi mediet që raportuan se ka vdekur nëna së cilës iu mbyt foshnja e sapolindur. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Jetish Maloku kur foli sot për KALLXO.com, demantoi lajmin e plasuar nëpër medie se ka vdekur gruaja së cilës iu mbyt foshnja në Viti. “Nana është gjallë. Nëse kanë […]

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Jetish Maloku kur foli sot për KALLXO.com, demantoi lajmin e plasuar nëpër medie se ka vdekur gruaja së cilës iu mbyt foshnja në Viti.

“Nana është gjallë. Nëse kanë thanë që ka vdekë është gabim, nana është gjallë, demantojeni lirisht”, tha Maloku.

Policia në raportin e saj të sotëm 24 orësh njoftoi se dje është arrestuar një person- shtetas i Maqedonisë nën dyshimin se ka vrarë foshnjën e tij të sapolindur të gjinisë femërore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë)”, thuhet në raportin e policisë.

As në raportin policor nuk thuhet se nëna e foshnjës ka vdekur.

Arrestimin e të dyshuarit për vrasje të foshnjës e konfirmoi edhe kryeprokurori Maloku.

Sipas Malokut, i dyshuari ka thënë se nuk e dinte që gruaja e tij ishte shtatzënë.

“Babai i foshnjës është ndaluar. Dyshohet se babai është shkaktari. I dyshuari në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e ka ditë fare që gruaja është shtatzënë. i njëjti i ka dy gra, andaj po dyshojmë se ka diçka këtu”, tha prokurori Maloku.

Ai tregoi se për mbytjen e foshnjës nuk është intervistuar nëna e saj.

“Nanën nuk e kemi ndaluar pasi që është nën tronditje. Nana nuk din, kurrgjë nuk I kujtohet, s’kemi mujt me intervistu”, tha kryeprokurori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?