Flet ambasadorja shqiptare në Holandë, thotë se e keqkuptuan

Flet ambasadorja shqiptare në Holandë, thotë se e keqkuptuan

  Adia Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, shprehet se nuk ka asnjë raport apo shqetësim nga autoritetet holandeze për lëvizjen e shqiptarëve në zonën “Shengen”, apo mundësisë së rikthimit të regjimit të vizave. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Sakiqi e sheh normale dhe pjesë të aktivitetit parlamentar interesimin e deputetëve holandezë për shkrimin […]

 

Adia Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, shprehet se nuk ka asnjë raport apo shqetësim nga autoritetet holandeze për lëvizjen e shqiptarëve në zonën “Shengen”, apo mundësisë së rikthimit të regjimit të vizave.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Sakiqi e sheh normale dhe pjesë të aktivitetit parlamentar interesimin e deputetëve holandezë për shkrimin e gazetës “De Telegraaf” dhe zhurmën e bërë në mediet shqiptare. Ajo shprehet se është bërë një përkthim i deformuar i shkrimit të gazetës holandeze nga mediat shqiptare, por që faktikisht, sipas saj, nuk ka asnjë raport nga policia në lidhje me aktivitete të kriminelëve shqiptarë.

Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë shqetësim nga autoritetet holandeze. Ambasada jonë kontaktoi me Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë holandeze, pasi lexuam artikullin jo në gazetën “De Telegraaf”, në Holandë, por përkthimin e deformuar që i ishte bërë në Shqipëri, pasi në gazetë thuhej qartë që ky dokument i policisë nuk i ishte dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë. Ne kërkuam versionin zyrtar nga Ministria Holandeze dhe ata na siguruan se nuk kanë marrë asnjë raport nga policia në lidhje me aktivitete të kriminelëve apo keqbërësve nga shqipfolësit. Unë kontaktova dhe me Ministrinë e Jashtme Holandeze, ku fola me koordinatoren për zgjerimin në BE, e cila më siguroi se raporte të tilla nuk ka, sepse nëse do të kishte ai duhej të kishte ardhur në linjë zyrtare, siç kanalizohen të gjitha komunikimet në shtetet demokratike. Nëse një gazetë shkruan në lidhje me veprimtarinë e keqbërësve shqiptarë në Amsterdam, ajo është diçka tjetër.” – tha Sakiqi.

Gjithashtu amabasadorja jonë në Holandë shprehet se faji nuk është i gazetës holandeze, por i mediave shqiptare, të cilat e kanë përkthyer fjalën mendim me fjalën vendim.

Nuk ishte më shumë faji i “De Telegraaf” sesa i keq përkthimit të gazetave shqiptare që fjalën “mendim” të një polici e përktheu në “vendim” të Holandës për vendosjen e vizave.” – shprehet Sakiqi ndër të tjera.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?